LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë kolonat e gjata – mbi katër orë pritje në Merdarë

Vazhdojnë kolonat e gjata – mbi katër orë pritje në Merdarë

Të dielën e 14 gushtit, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kanë vazhduar kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdarë dhe në Muçibabë.


Në hyrje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 10-15 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve në dalje është deri në 1500 metra.

Kurse në dalje të kësaj pike kufitare, pritjet janë të gjata. Ato raportohen të jenë 250 deri në 260 minuta apo mbi katër orë.

Ndërsa, në hyrje të pikës kufitare në Muçibabë, pritjet janë nga10 deri në 15 minuta, ndërkaq në dalje deri në 90 minuta.

Në dalje të kësaj pike, kolona e automjeteve është deri në 800 metra.

Ndërkaq, në hyrje të pikës kufitare në Dheun e Bardhë, pritjet janë nga 15 deri në 20 minuta, kurse në dalje nga 40 deri 50 minuta.

Kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është deri në 400 metra.

Edhe në pikën kufitare në Mutivodë, ëhstë regjistruar një fluk i madh i automjeteve.

Në hyrje të kësaj pike, pritjet janë nga tre deri në pesë minut, kurse në dalje deri në 120 minuta. Kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike është deri në 200 metra.

Në pikën kufitare në Jarinjë, pritjet në hyrje janë regjistruar 5 deri në 10 minuta, kurse në dalje 20 deri 30 minuta.

Ndërkaq, kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike është 60 metra.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori