LAJMI I FUNDIT:

Klopp ka folur për mundësitë e transferimit të një mesfushori të ri te Liverpooli

Klopp ka folur për mundësitë e transferimit të një mesfushori të ri te Liverpooli

Jurgen Klopp ka thënë se nuk ka gjasa që Liverpooli të kërkojë të zgjidhë problemet e tyre të lëndimeve duke u futur në tregun e transferimeve këtë muaj.

Reds aktualisht kanë një mori lëndimesh në ekip dhe vëmendja është kthyer në skuadrën e Klopp pas barazimit zhgënjyes me Fulhamin në fundjavën hapëse të sezonit në Ligën Premier.


Mesfusha, në veçanti, ka qenë subjekt i shumë debateve, me lojtarë si Thiago Alcantara, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Curtis Jones, por Klopp ka përsëritur se Liverpool nuk do të detyrohet të bëjë një nënshkrim para mbylljes së afatit kalimtar.

Liverpooli mendon të sfidojë Arsenalin për mesfushorin Tielemans
Lexo po ashtu Liverpooli mendon të sfidojë Arsenalin për mesfushorin Tielemans

“Jam i kënaqur me forcën dhe cilësinë e skuadrës sime, por ne kemi lëndime. Tani është një pyetje se sa kohë do të mungojnë lojtarët”, ka thënë fillimisht Klopp në konferencë.

“Ka zgjidhje të ndryshme. Njëri është tregu i transferimeve, por kjo ka kuptim vetëm për lojtarin e duhur”.

“Ne gjithmonë do ta kishim bërë këtë që nga dita e parë e afatit kalimtar. Vetëm në disa raste nuk është e mundur dhe në të tjera është jashtëzakonisht e vështirë. Prandaj nuk duhet të mendoni për këtë”.

“Të gjitha zgjidhjet e tjera janë brenda skuadrës. Tani kemi shumë lëndime, kjo është e qartë. Keita do të kthehet të hënën dhe Tsimikas do të stërvitet për herë të parë sot dhe kjo është situata”.

Lojtarët më të mirë të dal nga akademia e Liverpoolit ndër vite: Nga Fowler te Gerrard, Carragher e Alexander-Arnold
Lexo po ashtu Lojtarët më të mirë të dal nga akademia e Liverpoolit ndër vite: Nga Fowler te Gerrard, Carragher e Alexander-Arnold

“Unë i kuptoj pyetjet, por nëse do të kishte zgjidhje të duhur për ne, do ta kishim bërë tashmë. Ne nuk jemi kokëfortë. Njerëzit më thanë në fillim të sezonit se na mungon një lloj specifik mesfushori, nuk e kuptoja këtë sepse nëse kërkon gjëra specifike, gjithmonë diçka të mungon”.

“Nëse do të kishte lojtar të duhur, do ta kishim bërë, por nuk e shoh sepse kemi pasur shumë biseda tashmë”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori