Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka folur edhe për inicimin e një kampanje të qytetarëve në vend për ndryshimin e Udhëzimit administrativ të para 12 vitesh për ndalimin e mbulesës në shkolla.
Kurti përmes një konference për media nga Dogana e Kosovës tha se Ministria e Arsimit është duke e përcjellë këtë çështje.
Sipas tij, Projektligjin për Liritë Fetare do ta dërgojnë në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim.
“Sa i përket atij Udhëzimi administrativ, Ministria e Arsimit është duke e përcjell me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur një fushatë për ndryshimin e projektligjit administrativ. Ne do ta kemi edhe Projektligjin për Liritë Fetare, për komunitetet fetare në Kosovë, të cilën do ta sjellim në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kryeministri po ashtu tregoi qëndrimin e tij në lidhje me çështjen e shamisë në shkolla.
Ai tha se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve nga mosha 16 vjeçare.
“Por qëndrimin tim e kam thënë para shumë viteve. Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, duhet të jenë të lirë. Mosha 16 vjeçare është pragu, e në moshën 16 vjeçare shumë gjëra kanë ndodhur por të cilat edhe do duhej të ndodhin. Meqë mund ta marrësh kartën e identitetit në moshën 16 vjeçare dhe sistemi e mundëson me një procedurë dhe të lidhësh kurorë në moshën 16 vjeçare. Meqë mosha mesatare e popullsisë është 30 vjeç e 2/3 janë nën 35 vjeç besojmë që edhe në të ardhmen e afërme, edhe mosha e votimit të qytetarëve të ishte 16 vjeç, qysh është në disa vende në botë”, tha Kurti, duke shtuar se moshën 16 vjeçare e shohin si moshë e pragut për shumë gjëra.
“Në këtë aspekt edhe për bartjen e shamisë të cilën e kemi thënë edhe vite më parë”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, me moton “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” ka filluar kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti po kërkojnë të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'