Është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçares, Alma Arrazi, e cila u hodhë në ujërat e lumit Buna së bashkë me tre fëmijët e mitur.
Gjetja e trupit të nënës përmbyll në këtë mënyrë operacionet e kërkimit për gjetjen e katër trupave të tragjedisë në Shkodër.
Trupi i 39-vjeçares u gjet në afërsi të fshatit Oblik, në një distancë jo shumë të largët nga trupi i djalit 3-vjeçar, i cili u gjet mëngjesin e kësaj të marte.
Ngjarja e rëndë u zbulua të dielën, kur një peshkatar në fshatin Dragjat, gjeti trupin e vajzës së madhe të familje, të moshës 9-vjeçare.
Më pas, polumbarët e RENEA-s dhe forcat e ushtrisë nisën kërkimet përgjatë shtratit të lumit, ku të hënën u gjet edhe fëmija i dytë, një vajzë e moshës 8-vjeçare.
Ka qenë bashkëshorti i 39-vjeçares ai që ka bërë denoncimin në polici më datë 3 maj, një ditë pas ngjarjes.
Pas marrjes në pyetje dhe zbulimit të trupit të vajzës, shtetasit Erdgys Arrazi i janë vënë prangat, si i dyshuar se është bërë shtysë për aktin e vetëflijimit të bashkëshortes bashkë me fëmijët.
Gjykata e Shkodrës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e babait, duke e lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” paraditen e kësaj të marte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare