Javën e kaluar Samsung lansoi Galaxy A23 5G, pajisja e dytë e kësaj serie pas Galaxy A23 4G. Megjithatë, duket se marka po planifikon shtimin edhe të një pajisje tjetër tek kjo seri, e quajtur Galaxy A23e.
Informatori i besueshëm OnLeaks, publikoi fotografitë e telefonit të bazuara në CAD, duke na dhënë një pamje të parë mbi pajisjen, raporton CEOTech.
Sipas fotografive telefoni do të ketë një ekran Infinity-V me 5.8 inç, transmeton Telegrafi.
Samsung kishte publikuar për herë të parë A20e në vitin 2019, por që asnjëherë nuk i pamë në treg modelet A213 ose A22e, kështu që do të jetë mjaft interesante që pas tre vitesh ta shohim modelin A23e. Sa i përket rrjetit, është ende e paqartë se nëse ky telefon do ta ketë teknologjinë 5G.
Fotografitë shfaqin një kamerë të pasme të vetme dhe një blic LED. Përveç kësaj, telefoni në pjesën e sipërme ka një vrimë audio 3.5mm për vendosjen e kufjeve dhe skanerin e shenjës së gishtave në pjesën anësore.
Dimensionet e telefonit pritet që të jenë me 149.8 x 70.7 x 8.9mm. Edhe pse nuk ka detaje mbi specifikat dhe veçoritë, pritet që telefoni të ketë rimbushje të shpejtë prej 25W, një hapësirë të dedikuar për microSD dhe sistem operativ Android 12. Samsung Galaxy A23e thuhet se do të vije me ngjyrat Kaltër e Çeltë, të Bardhë dhe të Zezë.
Për fat të keq, këto janë informacionet e vetme në dispozicion në lidhje me këtë pajisje, por që detaje shtesë pritet që të dalin në ditët e ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSmartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
WhatsApp po merr përmirësime të mëdha
Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të "komunikimit të mesazheve me satelitë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe