LAJMI I FUNDIT:

Buxheti fryhet, qeveria shqiptare zgjedh të ulë borxhin

Buxheti fryhet, qeveria shqiptare zgjedh të ulë borxhin

Të paktën 255 milionë euro më shumë do të hyjnë në arkën e shtetit, por qeveria do të tregohet konservatore. Pas performancës së fortë pozitive, falë rritjes së çmimeve, ka ardhur rishikimi i pritur i buxhetit të shtetit për këtë vit.

Të ardhurat shkojnë tani në 576 miliardë lekë nga 546 miliardë në rishikimin e bërë në muajin Mars, plot 30 miliardë lekë më shumë. Por shpenzimet e qeverisë do të rriten me vetëm 13 miliardë.


Pjesa kryesore do të shkojë për paketën e rezistencës sociale, që nga 6 miliardë shkon në 12.1 miliardë lekë. Paratë e tjera do të shkojnë në fondin rezervë dhe për të ulur deficitin dhe borxhin publik.

Në këtë mënyrë, paketa e rezistencës mbetet praktikisht e pandryshuar, me përfitues pagesën mujore për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Ndërsa pjesën e luanit e merr mbështetja për krizën energjetike, në mënyrë që të mos ketë rritje çmimi tek familjarët dhe bizneset. Ndërsa 1.67 miliardë lekë, apo 14.2 milionë euro llogaritet fondi që do të përfitojnë kompanitë e angazhuara në punë publike, si kompensim për rritjen e çmimeve.

Pavarësisht rritjes së të ardhurave ndërkohë, shumë ministri dhe dikastere nuk i kanë shpëtuar reduktimit të shpenzimeve. Ministrisë së Financave i shkurtohen 1 miliard lekë, falë shkurtimit të deficitit në skemën e pensioneve dhe performancës pozitive të doganave. Por një pjesë e këtyre parave, shkojnë për të dyfishuar fondet në programin e strehimit, tashmë në 3.4 miliardë lekë.

Ministrisë së Shëndetësisë i hiqen 2 miliardë lekë, falë situatës ndjeshëm të përmirësuar me Covid-19. Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen 900 milionë lekë, ndërsa INSTAT i shkurtohen 786 milionë lekë.

Ndërsa institucionet që përfitojnë rritjen më të madhe të fondeve janë Ministria e Infrastrukturës me 2.4 miliardë lekë, që do të shkojnë për rrugët dhe ujësjellës kanalizimet. Fondit Shqiptar të Zhvillimit i shtohen 1.9 miliardë lekë, po ashtu për programet e infrastrukturës. e-Qeverisja, pas sulmit kibernetik, merr tashmë 2.2 miliardë lekë më shumë, ndërsa rritje të konsiderueshme ka edhe Ministria e Arsimit me 1.2 miliardë lekë.

Administrata do të zgjerohet me 362 punonjës, në total 84,576, ku shtesa kryesisht do të shkojë tek Ministria e Infrastrukturës dhe AKSHI. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori