LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të pritet nga takimi Kurti – Vuçiq më 18 gusht?

Çka mund të pritet nga takimi Kurti – Vuçiq më 18 gusht?

Është konfirmuar që më 18 gusht në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. E, njohësit e rrethanave politike thonë se ky takim është simbolik dhe nuk presin zhvillime të reja.

Tensionet e mëdha në veri të vendit të shkaktuara në ditën e fundit të muajt korrik, prodhuan një ngjarje të rëndësishme që pritet të ndodh me 18 gusht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel.


Edhe kësaj radhe takimi do të ndodh me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, agjenda e takimi vazhdon të jetë ende jo publike.

Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takim në Bruksel më 18 gusht
Lexo po ashtu Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takim në Bruksel më 18 gusht

Por, mes këtyre tensioneve të krijuara së fundmi, profesori Abit Hoxha, nuk pret të ketë ndonjë rezultat konkret.

Sipas analistit Abit Hoxha, ky takim do të jetë njësojë siç kanë qenë takimet tjera.

“Fatkeqësisht edhe ky takim do të jetë sikur takimet tjera. Vuçiq dhe Kurti nuk janë të interesuar të mbysin atë rosën që bënë ve të arta, në kuptimin e gjenerimit të debatit dhe gjenerimit të temave të cilat publiku i Kosovës, respektivisht edhe ai i Serbisë, merret me to në baza ditore”, ka thënë ai.

Ndërkohë, pritje tjera nga ky takim ka Belgzim Kamberi.

Ai thotë se ky takim përveç simbolik mund të jetë edhe takim që normalizon zbatimin e marrëveshjeve të mëherëshme.

“Ky takim e ka kuptimin e parë simbolik. D.m.th. në kuptimin e perceptimit publik që dialogu po rrjedh normalisht dhe në anën tjetër është mbase një mundësi për të normalizuar procesin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, veçanërisht për marrëveshjen mbi targat dhe dokumentet e udhëtimit”, ka deklaruar ai.

Herën e fundit Kurti e Vuçiq janë takuar më 5 maj në një darkë joformale, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me kancelarin gjerman Olaf Scholz./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Kalo në kategori