Qytetarët dalin nga tregjet e gjelbra të qytetit me duar bosh ose me produkte të caktuara, pavarësisht se me vete kanë torba tregu të mëdha. Të anketuar nga Alsat thanë se çmimet e larta të shumë prodhimeve i detyrojnë ata të heqin dorë nga shumë produkte ushqimore dhe blejnë vetëm ato elementare.
“Bleva pak gjëra, shumë shtrenjtë janë. Gjithçka është shtrenjtë, domatet dhe specat, gjithçka. Ishin më lirë, tash shumë janë shtrenjtuar”, u shpreh një qytetare.
Por edhe tregtarët po pësojnë humbje për çdo ditë, duke bërë që shumë prej pronarëve të tezgave të heqin dorë nga ky profesion.
“Nuk mundesh t’i mbulosh harxhimet. Nëse fillon dhe shkon në minus e kam patjetër ta lë. Çmimete ne janë të njëjtat edhe pse ka pas rritje dy-tre herë të çmimeve, ta shohim deri ku mund të shkojmë me këto çmime. Është dobësuar shitja, nuk ka shitje”, deklaroi një shitës.
Përveç produkteve në treg, rritje e sërishme prej 8 deri në 10% është vërejtur te mielli dhe prodhimet e bukës. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – korrik 2022 është rritur me 8,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve të shërbimeve katering ose ushqimeve me porosi në korrik 2022 është rritur me 4,2 për qind krahasuar me muajin paraardhës. Rritje është vërejtur te ushqimet me 6.4 për qind dhe Akomodimet me 0.2 për qind. Indeksi i çmimeve të shërbimeve katering në korrik 2022 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur me 15,9 për qind./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë