Ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Vërrinit, në Brigadën 125, Zafir Berisha ka folur në lidhje me atë se i e njeh ai gjeneralin serb Bozhidar Deliq, i cili u zgjodh nënkryetar i Parlamentit të Serbisë.
Ai u shpreh se emërimi i Bozhidar Deliqit si nënkryetar i parlamentit të Serbisë, tregon se siç u shpreh ai Serbia është e njëjta si në kohën e Millosheviqit.
“Emërimi i Bozhidar Deliqit si nënkryetar i parlamentit të Serbisë, përforëcon qëndrimet tona se Serbia nuk ka ndryshuar nga koha e Millosheviqit dhe është po e njëjta. Faktikisht tashmë nuk është zbulimi i ujit të nxehtë në rast se themi se politika aktuale në Serbi, duke pasur si president një ministër të Millosheviqit. Prandaj po besoj se edhe politika vendore, po veçanërisht ndërkombëtare të cilët janë insistues për zbutjen e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, ta kenë parasysh se me kë kemi të bëjmë”, tha ai, për Klan Kosova.
Berisha u shpreh se Deliqi e ka vendin në Hagë, jo në krye të institucioneve.
“Kemi të bëjmë me ata që kanë bërë masakra dhe gjenocid në Kosovë e sidomos rasti konkret Bozhidar Deliq, njëri nga oficierët e lartë të ushtrisë serbe i cili ka operuar edhe në regjionin e Prizrenit, regjion i cili është i mbushur përplot me masakra, sidomos gjatë vitit 1999, mars, prill, maj e deri në përfundim të luftës”.
“Siç janë masakrat në komunën e Suharekës, pastaj edhe në Prizren, duke përfshirë këtu fshatin Landovicë, ku drejtpërdrejt Bozhidar Deliq është përgjegjës, siç është përgjegjës edhe për masakrën në lagjen Tusus, ku janë të ekzekutuar 25 qytetarë të pafajshëm dhe mbi 400 shtëpi të djegura të asaj lagje. Pra bëhet fjalë për një kriminel i cili e ka vendin në Hagë, e jo në krye të institucioneve”, u shpreh tutje ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur