Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurve M.K dhe A.B, nga kompania “Prishtina Jet”, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale mashtrimi dhe shmangie nga tatimi.
Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.K dhe A.B për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa M.K dyshohet se ka kryer edhe veprën penale Shmangie nga tatimi nga neni 307 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.K dhe A.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç”.
Sipas njoftimit, gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit M.K dhe A.B gjendet në liri, ekziston rreziku potencial i arratisjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale në këtë të fazë të procedurës, ngase të njëjtit kanë zhvilluar aktivitet të kundërligjshëm dhe atë në bashkëkryerje duke dëmtuar një numër të konsiderueshëm të qytetarëve përmes agjencionit të tyre, andaj po të lihen në liri, të njëjtit do ti ikin përgjegjësisë penale dhe me këtë do të pengojnë edhe rrjedhën e procedurës penale, po ashtu nëse lihen në liri, të pandehurit do ti përsërisin veprat të ngjashme penale dhe me këtë do të vazhdoj edhe më tutje dëmtimi i pasurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Të pandehurit M.K dhe A.B dyshohen nga prokuroria se në bashkëkryerje, përmes fakteve të rreme përmes Agjencisë Turistike ‘Prishtina Jet’ iu kanë shitur bashkatdhetarëve/të dëmtuarve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e perëndimit në Kosovë me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi aktual, e të cilat fluturime nuk janë realizuar edhe përkundër pagesave që janë bërë nga të dëmtuarit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës