Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka shtyrë deri më 1 shtator implementimin e vendimeve për reciprocitetin me Serbinë, për letërnjoftimet dhe targat.
Duke iu drejtuar kryeministrit, ai tha se është bërë “good guy” dhe se po vepron vetëm si po e urdhëron Bashkimi Evropian.
“Kurti me të vërtetë është good guy (djal i mirë). Por, është një problem këtu. Sikur të ishte nisur si good guy s’do të kishte dert. Por, është nisur si i fortë. Qe ku ka përfunduar. Shko para, shko mbrapa. Vetëm çka t’i thonë. Dhe a e dini kush? Lajçaku. Sepse atë e thërret Vuçiqi. Kjo është Kosova sot”, u shpreh Haradinaj, raporton Telegrafi.
Ai tutje tha se Kosova ka hyrë në “qorrsokak” dhe se për të dalë nga aty, “Kurti duhet t’i kryejë së pari detyrat e shtëpisë”.
“A do të zgjidhet kështu situata në veri? Ky është qorrsokak ku kemi hy. Për të dalë duhet më i krye punët e shtëpisë. Duhet me i rritë rrogat e policëve që po i dërgon në veri. Jepu shtesa, bleju çka ju duhet. Shtatori vjen shpejt e është marre Kosova sa herë të niset me u kthye mbrapa”.
Sipas tij, me qeverisjen e Vetëvendosjes, është hera e parë kur Kosova kthehet mbrapa në veri.
“Vetëm me qeverisjen e VV-së jemi kthye mbrapa në veri, kurrë më herët. Ma mirë është mos me u nis hiç. Imagjino sot më të respektuar janë serbët në veri se sa ti kryeministër, se për ty vendos tjetër kush. Tash në Bruksel ku është ftuar takimi do të diskutohet për diçka që s’duhej të diskutohej fare – për reciprocitetin. Më mirë është me shkua në Uashington dhe me përfunda marrëveshjen finale me Serbinë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe