LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Deklaratat e liderëve opozitarë se veprimet në veri nuk ishin të koordinuara, krijojnë bindjen se ata e donin dështimin

Kusari-Lila: Deklaratat e liderëve opozitarë se veprimet në veri nuk ishin të koordinuara, krijojnë bindjen se ata e donin dështimin

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur lidhur me situatën e fundit në veri, ku për dy ditë pati tensione nga serbët lokalë në atë pjesë.

Para deputetëve, Kusari-Lila përmendi deklaratat e liderëve opozitarë të cilët kritikonin Qeverinë për moskoordinim të veprimeve me aleatët ndërkombëtarë. Deklarata të tilla sipas saj, krijojnë bindjen se ata ishin duke pritur dështimin e ekzekutivit të Kosovës.


“Deklaratat e menjëhershme të udhëheqësve të partive opozitare në Kosovë se kinse veprimet nuk ishin të koordinuara me aleatët ndërkombëtarë se veriu është i pamenaxhueshëm apo se shteti nuk është eksperiment, të krijojnë bindjen se ata ishin duke pritur të ndodhte një dështim. Për më pak se 24 orë pasi u dhanë këto deklarata, kemi demantin nga ambasadori amerikan në Kosovë se veprimet ishin të koordinuara me ta”, u shpreh ajo.

Tutje, Kusari-Lila tha se janë institucionet e Kosovës ato që duhen besuar dhe ajo ata që duan të destabilizojnë vendin.

“Kur ndaluam referendumin serb në Kosovë ishim bashkë me një pjesë të opozitës. Dhe tani, kur Qeveria vendos për veprimin e duhur në raport me ligjshmërinë në vend duhet të jenë veprimet e Qeverisë që duhen besuar e jot ë atyre që duan ta stabilizojnë vendin me patjetër”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori