LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Me veprimet e fundit, Qeveria jep përshtypjen se nuk ka gatishmëri të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë

Tahiri: Me veprimet e fundit, Qeveria jep përshtypjen se nuk ka gatishmëri të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë

Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri, gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Qeveria nuk ka gatishmëri të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë.

Tahiri konsideron se përzgjedhja e masave jep përshtypje që këto janë qëllime instrumentale.


“Nëse do t’i përmbaheshim reciprocitetit të plotë, ai duhet të zinte vend së pari në fushën e ekonomisë. Po flas për reciprocitet që garanton kushte të barabarta për ndërmarrësit e të dyja vendeve. Kjo ka pasoja direkte ekonomike për të penalizuar prodhuesit tanë”.

“Ky do të ishte ndër hapat më të rëndësishëm. Përderisa nuk ka gatishmëri për të vendosur reciprocitet të plotë, kjo përzgjedhje e masave po na jep përshtypje që këto masa janë qëllime instrumentale”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërkaq, shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, konsideron se deklaratat e liderëve opozitarë të cilët kritikojnë Qeverinë për moskoordinim të veprimeve me aleatët ndërkombëtarë, krijojnë bindjen se ata ishin duke pritur dështimin e ekzekutivit të Kosovës.

“Deklaratat e menjëhershme të udhëheqësve të partive opozitare në Kosovë se kinse veprimet nuk ishin të koordinuara me aleatët ndërkombëtarë se veriu është i pamenaxhueshëm apo se shteti nuk është eksperiment, të krijojnë bindjen se ata ishin duke pritur të ndodhte një dështim. Për më pak se 24 orë pasi u dhanë këto deklarata, kemi demantin nga ambasadori amerikan në Kosovë se veprimet ishin të koordinuara me ta”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se janë institucionet e Kosovës ato që duhen besuar dhe ajo ata që duan të destabilizojnë vendin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori