LAJMI I FUNDIT:

Zhurma nëpër lokalet e Vushtrrisë, policia gjobitë gjashtë pronarët e tyre dhe inicion dy raste

Zhurma nëpër lokalet e Vushtrrisë, policia gjobitë gjashtë pronarët e tyre dhe inicion dy raste

Policia e Kosovës njofton se ka ndërmarrë masa si dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa lokaleve të gastronomisë në Vushtrri, pas ankesave të qytetarëve se po ballafaqohen me zhurmë nga muzika me ton të lartë.

Vetëm gjatë kësaj jave policia bën të ditur se ka gjobitur gjashtë pronarë/persona përgjegjës të lokaleve dhe gjithashtu ka iniciuar dy raste për prishje të renit dhe qetësisë publike. Të gjitha këto raste thuhet se i janë referuar gjykatës kompetente.


“Në kuadër të implementimit të Planit Operativ ‘Sezoni Veror’, policia në Vushtrri përpos detyrave tjera në fokus ka edhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Meqenëse kohët e fundit qytetarët janë ballafaquar me zhurmën e shkaktuar në lokalet e gastronomisë nga muzika me ton të lartë, policia ka ndërmarrë masat e menjëhershme të parapara  ligjore”, thuhet në njoftimin për media.

“Gjatë kësaj jave, policia në Vushtrri ka shqiptuar gjoba ndaj gjashtë (6) pronarëve/personave përgjegjës të lokaleve të gastronomisë apo subjekteve juridike e gjithashtu janë iniciuar edhe dy (2) raste për prishje të rendit dhe qetësisë publike, të cilat raste i janë referuar gjykatës kompetente. Gjobat e shqiptuara dhe  rastet e iniciuara bazohen në dispozitat e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike”.

Tutje, thuhet se Policia është e përkushtuar që të ruajë rendin publik dhe do të vazhdojë me këto masa edhe në ditët në vijim ndaj të gjitha subjekteve të cilat nuk respektojnë ligjin dhe shkaktojnë zhurmë e bezdisje për qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori