LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-18 pëson nga Norvegjia

Kosova U-18 pëson nga Norvegjia
(Foto: basketbolli.com)

Kosova është mundur nga Norvegjia me rezultat 59-50 (13:13, 16:10, 14:10, 16:17), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U-18. Kjo ishte humbja e katërt në katër ndeshje të zhvilluara.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe kjo periudhë përfundoi 13:13.


Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, por në fund të kësaj pjese, norvegjezët hyn në një seri të suksesshme dhe shkuan në pushim me rezultat 29-26.

Edhe në periodën e tretë u shënuan shumë pak pikë, ku Dardanët tentuan, por nuk arritën të rikthehen, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 43:33.

Në çerekun e fundit basketbollistët u afruan në pesë pikë, 57:52, por nuk arriti të bëjë më shumë, duke pësuar 59-50.

Te Kosova u dallua Bardh Istrefi me 20 pikë e 11 kërcime. Dardanët ndeshjen e fundit në grupe e zhvillojnë nesër ndaj Bosnje e Hercegovinës.

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori