As 10 për qind të buxhetit për investime kapitale nuk i ka shfrytëzuar Qeveria e Kosovës për nivelin qendror e 19 për qind për atë lokal.
Kjo po konsiderohet shqetësuese e humbje për ekonominë e vendit dhe taksapaguesit.
Krejt minimal po del të jetë interesimi Qeverisë së Kosovës në investime kapitale.
Buxhetin e destinuar për të ekzekutivi e ka shpenzuar më së paku gjysmën e pare të këtij viti.
Kjo sipas një raporti të Institutit GAP, sipas të cilit, në nivelin qendror është shpenzuar vetëm 9% e buxhetit për investime kapitale, kurse për nivelin lokal 19%.
Shifra kaq të ulëta, sipas GAP-it, nuk janë regjistruar në dekadën e fundit, përfshirë këtu edhe vitet e pandemisë.
RTV Dukagjini ka pyetur Qeverinë për këtë çështje, por gjatë së shtunës nuk ka treguar arsyet e nivelit të ulët të shpenzimeve për këtë kategori.
Këtë situatë fort shqetësuese e vlerëson njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.
Sipas tij, qeveria duhet të reflektojë, sidomos në këtë periudhë të inflacionit rekord.

Safet Gërxhaliu, ekonomist
“Duhet të kuptohet që paratë e taksapaguesve duhet t’u kthehen qytetarëve përmes projekteve. Këto projekte kanë rëndësi edhe ekonomike edhe sociale po edhe integruese. Sepse në fund të fundit me këto projekti përfiton qytetari, përfiton biznesi dhe krijohet një kontinuitet i stabilitetit ekonomik që fatkeqësisht Kosovës po i mungon”, ka thënë Gërxhaliu.
Statistika të tilla kanë nxitur reagimin e kritikëve të Qeverisë, përfshirë këtu edhe kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku.

Lumir Abdixhiku, LDK
“Premtimet e 40 çerdheve në Kosovë, të 4000 banesave sociale, të rrugëve rajonale, bankave zhvillimore e aseteve sovrane – nuk kanë filluar as edhe në letër. Dhe për aq sa merr kohë një projekt të nis e përfundojë, edhe dy verat e ardhshme të këtij mandati do të shkojnë pa asnjë shenjë të lënë”, ka thënë Abdixhiku.
Gjatë gati një vit e gjysmë qeverisjeje, ekzekutivi i Kurtit, sipas Abdixhikut, nuk ka lënë asnjë shenjë në investime kapitale. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker