LAJMI I FUNDIT:

Xavi ëndërron rikthimin e Messit në Barcelonë: Ai e meriton një fazë të dytë në Camp Nou

Xavi ëndërron rikthimin e Messit në Barcelonë: Ai e meriton një fazë të dytë në Camp Nou

Lionel Messi u detyrua vitin e kaluar të largohet nga Barcelona pas 21 viteve qëndrim në gjigantin katalunas.

Ylli argjentinas iu bashkua gjigantit francez Paris Saint Germain, por në Kataluni vazhdojnë të ëndërrojnë rikthimin e tij.

I fundit që ka folur për një rikthim të mundshëm të Messit është trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.


Messi dhe Xavi kanë qenë shok shumë të mirë sa ishte spanjolli aktiv në futboll dhe së bashku me Andres Iniestan ishin një treshe e jashtëzakonshme.

Xavi ka thënë se Messi e meriton një fazë të dytë te Barcelona dhe nëse pyetet ai për rikthimin e argjentinasit ka një ‘PO’ të fuqishme.

“Unë do të doja që koha e Messit në Barcelonë të mos kishte përfunduar. Mendoj se ai meriton një fazë të dytë këtu te Barcelona”.

“Uroj të ndodh kështu. Nëse pyetja është se a do të doja që ai të rikthehej? Përgjigjja është një po e fuqishme”, u shpreh trajneri i Barcelonës për rikthimin e mundshëm të Messit në Camp Nou.

Ditë më parë qarkulluan zyra për një rikthim të argjentinasit, por ende nuk ka asgjë konkrete pasi Messi ka një kontratë të vlefshme me PSG-në deri në verën e vitit të ardhshëm me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Barcelona duket se ka larguar krizën financiare dhe ka bërë transferime të mëdha këtë verë duke nënshkruar me emra si Robert Lewandowski, Jules Kounde, Raphinha, Franck Kessie apo Andreas Christensen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Ligue 1
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Kalo në kategori