LAJMI I FUNDIT:

Christian Eriksen shënoi nga gjuajtja e lirë në fitoren e Man Utd ndaj Wrexham

Christian Eriksen shënoi nga gjuajtja e lirë në fitoren e Man Utd ndaj Wrexham

Christian Eriksen shënoi gol nga një goditje dënimi në debutimin e tij jozyrtar te Manchester Unitedi gjatë një fitore 4-1 ndaj Wrexham në një miqësore pas dyerve të mbyllura.

Mesfushori 30-vjeçar, i cili nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me skuadrën e Erik ten Hag në fillim të këtij muaji, luajti të mërkurën minutat e tij të parë me fanellën e Unitedit kundër ekipit nga National League, Wrexham.


Dhe reprezentuesi danez hapi llogarinë e tij për Reds me një goditje të lirë në pjesën e parë –– fillimi i përsosur i jetës në Old Trafford pas periudhës produktive të gjysmë sezonit të kaluar në Brentford.

Mbrojtësi i Wrexham, Aaron Hayden barazoi për djemtë e Phil Parkinson duke kompletuar një paraqitje të fortë në pjesën e parë nga The Dragons, por Unitedi shënoi tre gola pas pushimit.

Alejandro Garnacho, i cili u rikthye herët në para-sezon, pavarësisht se iu lejua një pushim prej tre javësh, e gjeti veten në listën e shënuesve.

Amad Diallo dhe Alex Telles gjithashtu shënuan për Unitedin teksa vazhduan sezonin e tyre pozitiv para-sezonale përpara ndeshjes hapëse të Ligës Premier në fundjavën e ardhshme kundër Brighton.

Sipas The Manchester Evening News, Cristiano Ronaldo, i cili ka qenë i lidhur fort me një largim nga Old Trafford këtë verë, ishte i pranishëm në ndeshjen miqësore para-sezonale.

Bruno Fernandes, Marcus Rashford dhe Harry Maguire ndoqën së bashku ndeshjen me pesë herë fituesin e Topit të Artë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori