LAJMI I FUNDIT:

Kounde nuk mjafton, Barcelona ende e do Alonson dhe Azpilicueta

Kounde nuk mjafton, Barcelona ende e do Alonson dhe Azpilicueta

Barcelona është optimiste se do të përfundojë nënshkrimin e Jules Kounde nga Sevilla këtë verë, dhe ata besojnë se do ta bëjnë këtë më shpejt se sa pritej.

Blaugranët janë të bindur se nënshkrimi i Koundes nuk do të jetë i fundit i afatit kalimtar të verës, edhe përkundër komplikimeve të tyre financiare.

Besimi i Barcelonës se duhet të nënshkruajë me mbrojtësi të krahut nuk ka ndryshuar.


Një mesazh nga Xavi dhe e gjithë situata ndryshon – Kounde pajtohet me kushtet e Barcelonës
Lexo po ashtu Një mesazh nga Xavi dhe e gjithë situata ndryshon – Kounde pajtohet me kushtet e Barcelonës

Xavi Hernandez ka qenë i etur për të shtuar thellësi në ato pozita dhe ende nuk e kanë bërë. Jordi Alba për momentin nuk ka konkurrencë dhe e shohin si pikë dobësie krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sipas gazetës Marca, kjo ka bërë që ata të zhvillojnë interes serioz për dyshen e Chelseat, Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta.

Azpilicueta do të shtonte shkathtësinë pasi mund të luajë si mbrojtës i krahut, por edhe si qendërmbrojtës nëse është e nevojshme. Ndërkohë, Alonso ka një rol më specifik në krahun e majtë.

Marrëdhëniet e Barcelonës me Chelsean

Ka pasur shenja se Chelsea është ‘irrituar’ nga Barcelona. Komentet e fundit të Thomas Tuchel e konfirmojnë këtë dhe jo vetëm për garën për të nënshkruar me Kounde.

Blutë gjithashtu ishin të pakënaqur që katalunasit morën Andreas Christensen si lojtar të lirë dhe më pas kërkuan të nënshkruanin me Azpilicueta me të njëjtën metodë.

Lewandowski, Kounde dhe transferimet e verës - Ky është njëri nga formacionet e mundshme të Barcelonës në sezonin e ri
Lexo po ashtu Lewandowski, Kounde dhe transferimet e verës - Ky është njëri nga formacionet e mundshme të Barcelonës në sezonin e ri

Por, Barcelona këmbëngul se ata janë në marrëdhënie të mira me Chelsean dhe burime në Camp Nou thonë se ata kanë komunikim të mirë dhe të rrjedhshëm me skuadrën nga Liga Premier.

Nëse Barcelona nënshkruan me Azpilicueta dhe Alonso, ata do ta konsiderojnë biznesin e tyre veror të përfunduar. Nëse ata nuk i transferojnë, do të kërkohen opsione alternative për krahët e mbrojtjes. /Telegrafi/