LAJMI I FUNDIT:

Bonucci flet për largimin e De Ligt, derisa i dërgon një mesazh holandezit: Respektoje Juventusin sepse ka investuar tek ti

Bonucci flet për largimin e De Ligt, derisa i dërgon një mesazh holandezit: Respektoje Juventusin sepse ka investuar tek ti

Matthijs de Ligt ka kompletuar kalimin te Bayern Munich pas tri viteve qëndrim te Juventusi në Serie A.

Qendërmbrojtësi holandez iu bashkua bavarezëve për 67 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh.


Megjithatë për largimin e tij nga Zonja e Vjetër nuk kanë qenë të befasuar lojtarët, sidomos kapiteni i Juventusit, Leonardo Bonucci.

Italiani ka thënë se nuk e befasoi largimi i De Ligt, pasi holandezi gjatë grumbullimit me Kombëtaren dhe disa deklarata të tepërta.

Gjithsesi Bonucci i bëri të qartë De Ligt se duhet ta respektojë më shumë Juventusin që ka investuar një shumë të konsiderueshme në të.

“Nuk jam befasuar nga largimi i De Ligt pasi u kuptua në disa deklarata dhe nuk donte të qëndronte te Juventus. Por, mendoj se duhet të tregoj respekt pasi Juventusi investoi tek ai dhe i shërbeu për t’u rritur”.

Unë i uroj më të mirën, por disa deklarata nga grumbullimet me kombëtaren ishin të tepruara. I kam folur pas pushimeve dhe ai e kuptoi. Bayern është një klub i madh, por kjo nuk garanton fitimin e trofeve”, u shpreh Bonucci.

35-vjeçari krejt në fund ka folur edhe për synimet e Juventusit për edicionin e ardhshëm, ku kërkon të rikthehet për të fituar trofe.

“Kur u transferova te Juventus, ëndrra ishte të bëja një karrierë të madhe dhe të fitoja gjithçka. Ia kam dalë në masën 90%, mungon ajo pjesa e vogël që ne juventinëve na dhemb shumë”.

“Shpresoj që në këto dy vite kontratë që më ka mbetur të rigjejmë stabilitetin në Evropë, të fitosh është gjithnjë e vështirë. Mendoj se objektivi duhet të jetë çerekfinalja, më pas duhet edhe fati. Në një sezon që në mes ka edhe Botërorin, mendoj se mund të ndodhë gjithçka, prandaj pse të mos besoj në një Evropë bardhezi”, theksoi Bonucci. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori