LAJMI I FUNDIT:

Dybala thuhet se ka thyer rekordin e Ronaldos për më së shumti fanella të shitura brenda një dite

Dybala thuhet se ka thyer rekordin e Ronaldos për më së shumti fanella të shitura brenda një dite

Paulo Dybala thuhet se ka vendosur rekord për më shumë fanella të shitura në Itali brenda një dite pasi realizoi transferimin te Roma.

Reprezentuesi argjentinas nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me skuadrën që drejtohet nga Jose Mourinhos në fillim të kësaj jave.


Sipas Corriere dello Sport, transferimi ka shkuar jashtëzakonisht mirë në kryeqytetin italian dhe Dybala është një figurë e njohur tashmë.

Të gjitha lajmet nga Paulo Dybala
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paulo Dybala

Në fakt, 28-vjeçari ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldos për më shumë fanella të shitura në një ditë të vetme.

Portugezi iu bashkua Juventusit nga Real Madridi në vitin 2018 dhe statusi i tij si një nga lojtarët më të mirë në botë solli shumë publicitet.

Megjithatë, Dybalan ia ka dalë të lë pas vetës rekordin e realizuar nga 37-vjeçari për më së shumti fanella të shitura brenda një dite.

Dybala është pesë herë fitues i Serisë A, por ka luftuar me lëndime vitet e fundit.

Ai bëri 29 paraqitje në ligë sezonin e kaluar, por arriti të shënonte vetëm 10 gola.

Nuk ka asnjë dyshim në aftësinë e tij dhe Roma madje i ofroi ta linte të vishte numrin ikonik 10 të Francesco Tottit, të cilin ai e veshi për pesë vjet në Allianz Stadium.

Dybala e refuzoi atë për respekt për ikonën e Giallorossëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori