LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi fshin një postim të rëndësishëm në Instagram për të paralajmëruar rikthimin te Mallorca

Vedat Muriqi fshin një postim të rëndësishëm në Instagram për të paralajmëruar rikthimin te Mallorca

Vedat Muriqi do të rikthehet te Mallorca dhe këtë gjë e ka paralajmëruar vet ylli kosovar.

Sulmuesi nga Kosova ditë më parë dështoi në teste mjekësore tek skuadra belge Club Brugge duke mos u finalizuar transferimi i tij tek kampionët e Superligës së Belgjikës.


Por e ardhmja e prizrenasit do të jetë përsëri në Spanjë tek Mallorca, skuadër që kaloi gjashtë muaj si i huazuar.

Vedat Muriqi pritet të transferohet përfundimisht te Mallorca, po diskutohen vetëm bonuset
Lexo po ashtu Vedat Muriqi pritet të transferohet përfundimisht te Mallorca, po diskutohen vetëm bonuset

Disa ditë më parë Muriqi postoi një fotografi në Instagram duke falënderuar të gjithë në klubin spanjoll për pritjen dhe përkrahjen sa kaloi gjashtë muaj aty.

Por tani Muriqi ka publikuar një video në ‘InstaStory’, duke fshirë postimin në fjalë dhe kështu duke paralajmëruar rikthimin në qytetin bregdetar.

Mallorca ka bërë një ofertë prej rreth 10 milionë euro te Lazio, ofertë që ka kënaqur presidentin e klubit italian Claudio Lotito dhe ka pranuar atë.

Edhe marrëveshja me futbollistin është arritur dhe zyrtarizimi i tij te Mallorca është çështje orësh. /Telegrafi/