LAJMI I FUNDIT:

Fillon skriningu bilateral në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Fillon skriningu bilateral në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Ka filluar skriningu bilateral si pjesë e fillimit zyrtar të negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Republika e Maqedonisë së Veriut sot pasdite në Bruksel filloi procesin e skriningut bilateral. Maqedonia e Veriut, që nga pavarësia e saj në vitin 1991, ka shprehur qartë dhe pa mëdyshje vendosmërinë e saj strategjike për anëtarësim të plotë në NATO dhe BE dhe me gjithë kapacitetin e saj administrativ dhe social ishte e përkushtuar për arritjen e këtyre qëllimeve”, thonë nga shtypi i Qeverisë së RMV-së.

Në takimin e sotëm fjalim mbajtën zv. kryeministri, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.


Mariçiq theksoi se 21 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Asocim dhe Stabilizim dhe 17 vjet si vend kandidat për në BE, me takimin e sotëm për të filluar procesin e skriningut ne po hyjmë më në fund në fazën e fundit të rrugës sonë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në fjalimin e tij në takimin inaugurues për procesin e skriningut, theksoi se sot po fillojmë fazën finale të arritjes së prioritetit të parë të politikës së jashtme të vendit tonë, anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Rruga e deritanishme nuk ka qenë aspak e lehtë, por sot nuk do të kthehemi pas në të kaluarën, por vështrimi ynë është i kthyer nga e ardhmja dhe detyrat që duhet të përmbushim gjatë procesit të negociatave. Së fundi, ne po e nisim garën nga pozicioni fillestar dhe tani e tutje kjo do të varet nga forcat dhe aftësitë tona, të mobilizojmë të gjitha burimet tona njerëzore dhe të punojmë me përkushtim derisa të plotësojmë kushtet e nevojshme për të hyrë në familjen evropiane së cilës në mënyrë civilizuese, vlerash dhe kulturore i përkasim”, tha Osmani.

Nga Qeveria vlerësojnë se Metodologjia e re, e miratuar në mars 2022, do t’i japë një shtysë të re negociatave të anëtarësimit dhe do të konfirmojë përkushtimin e BE-së ndaj politikës së zgjerimit së bashku me angazhimet e marra në agjendën e Selanikut dhe deklaratat pasuese nga Sofja, Zagrebi dhe Brdo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori