LAJMI I FUNDIT:

Arsenali interesohet për Leroy Sanen, Bayerni ia tregon çmimin londinezëve

Arsenali interesohet për Leroy Sanen, Bayerni ia tregon çmimin londinezëve

Arsenali është njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.

Topçinjtë kanë arritur transferimin e dyshes braziliane Gabiel Jesus e Marquinhos, derisa kanë angazhuar edhe mesfushorin portugez Fabio Vieira nga Porto si dhe portierin Matt Turner nga New England Revulotion.


Trajneri Mikel Arteta i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se duhet të investohet për të ndërtuar një skuadër konkurruese për edicionin e ri.

Emri i ri në listën e dëshirave të londinezëve është ai i Leroy Sanes, pasi Arsenali dëshiron ta rikthejë gjermanin në Ligën Premier.

Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka raportuar se Arsenali ka kontaktuar Bayern Munichun për shërbimet e Leroy Sanes.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë i ka bërë të ditur Topçinjve se Sane mund të largohet vetëm nëse paguhet shuma prej 70 milionë eurove.

Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë gjatë kësaj jave, derisa mbetet të shihet edhe dëshira e lojtarit nëse do të largohet nga Allianz Arena apo jo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori