LAJMI I FUNDIT:

Nga sulmi në Vinnytsia vdiq një katërvjeçare – videoja tregon ‘minutat e fundit’ të jetës së saj

Nga sulmi në Vinnytsia vdiq një katërvjeçare – videoja tregon ‘minutat e fundit’ të jetës së saj

Një vajzë katërvjeçare është vrarë dhe nëna e saj është plagosur rëndë kur raketat ruse goditën të enjten një qytet në Ukrainën qendrore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 22 persona të tjerë vdiqën, duke përfshirë dy fëmijë të tjerë, dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në sulmin që ndodhi në Vinnytsia, që është 268 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Kiev.


Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar në Twitter një video që tregon “minutat e fundit” të jetës së katërvjeçares, me emrin Lisa Dmitrieva, e cila ishte me sindromën Down.

“Gjatë sulmit terrorist rus në Vinnytsia më 14 korrik, një vajzë e vogël e quajtur Lisa vdiq nga shpërthimi”, thuhej në postimin e ministrisë në Twitter.

“Nëna e saj Iryna u dërgua në spital me këmbën e këputur. Faqja e Iryna-s në rrjetet sociale kap minutat e fundit të jetës së vajzës së saj”.

Ndërkaq në Facebook, një grua që pretendonte se punonte me nënën e plagosur tha se Iryna dhe vajza e saj ishin në epiqendrën e granatimeve.

“Vajza vdiq në vend. Ira është në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv”.

“Kaq shumë pikëllim, aq shumë lot… Nuk ka më forcë…”, shkroi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori