Firma britanike, Aston Martin ka bërë të ditur se planifikon që të investojë 770 milion euro në kapitalin e saj në mënyrë që të ulë borxhin e saj dhe të sigurojë të ardhmen e saj afatgjatë.
I zbuluar fillimisht nga Autocar, plani i financimit pritet që të përfshijë një marrëveshje prej 92 milion eurove me Fondin e Investimeve Publike Saudite (FIP) në këmbim të 16.7 për qind të aksioneve dhe deri në dy pozita të drejtorëve jo ekzekutiv në bordin e saj, përcjell Telegrafi.
FIP veçse janë aksionar në firmën McLaren. Ndërsa një shumë tjetër prej afro 679 milion eurove pritet të mblidhet dhe investohet përmes çështjeve të të drejtave, e cila pritet që të ndërmerret gjatë kësaj vjeshte.
“Njoftimi i sotëm shënon suksesin e fundit në evolucionin e Aston Martin, rivendosjen e biznesit dhe bilancit që kemi trashëguar, dhe përshpejtimin e potencialit tonë afatgjatë të rritjes”, tha Lawrence Stroll, drejtori ekzekutiv i Aston Martin.
“Në përgjithësi, kjo është ngjarje që ndryshon lojën e Aston Martin, duke mbështetur realizimin e planeve tona strategjike dhe duke përshpejtuar potencialin tonë afatgjatë të rritjes. Transformon bilancin tonë, profilin e likuiditetit e fluksit të parave dhe ofron qartësi më të madhe në rrugën tonë për t’u bërë të qëndrueshëm dhe pozitiv në fluksin monetar dhe krijimin e një vlere të konsiderueshme për aksionarët”, deklaroi tutje Stroll.
Në total, grupi investitor i drejtorit ekzekutiv Stroll Yew Tree, Mercedez-Benz dhe konsorciumi i ri Saudit thuhet se së bashku do të investojnë një shumë prej rreth 396 milion eurove, ndërsa shuma tjetër prej rreth 375 milion eurove do të mblidhet nëpërmjet ndarjeve publike të aksioneve.
Si rezultat i ndarjes së aksioneve, tani përqindja e madhe e pronarit do të bije nga 22 për qind në 18.3 për qind. Megjithatë ata janë zotuar se do të bëjnë investim shtesë prej 124 milion eurove si pjesë e ndarjes së të drejtave brenda firmës për të ngritur përsëri përqindjen e tyre të aksioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
‘Mini SUV’ nga Hyundai
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
Marakli t'kerreve dhurojnë spektakël në organizimin 'Diaspora Meeting'
Vitin e ardhshëm, veturat elektrike të lira pritet të rrisin pjesën e tregut me 40 për qind në Evropë
Karrigia elektrike nga Volkswagen që arrin shpejtësinë prej 20 kilometra në orë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'