LAJMI I FUNDIT:

Vitin e ardhshëm, veturat elektrike të lira pritet të rrisin pjesën e tregut me 40 për qind në Evropë

Vitin e ardhshëm, veturat elektrike të lira pritet të rrisin pjesën e tregut me 40 për qind në Evropë

Industria evropiane e automobilave parashikon një rritje të madhe në shitjet e automjeteve elektrike në BE dhe kjo falë një vërshimi të modeleve të reja e të lira që po shfaqen në treg.

Bashkimi Evropian mund të shohë një rritje prej 40 për qind në pjesën e tregut të automjeteve me bateri elektrike deri në vitin 2024, sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA), transmeton Telegrafi.


ACEA, e cila përfaqëson 14 prodhuesit kryesorë të automjeteve me bazë në Evropë dhe drejtohet nga Luca de Meo, CEO i Grupit Renault, pretendon se lansimi i veturave të reja elektrike me bateri me çmim të përballueshëm do të rrisin shitjet e veturave elektrike në rajon.

Ai parashikon që makinat elektrike të reja me bateri më të lira dhe më të vogla LPF si modelet Renault 5 dhe Citroën si dhe makinat edhe më të vogla me rreze më të kufizuar, si Twingo dhe VW Polo – do të tërheqin konsumatorët, duke rritur kështu kërkesën.

ACEA parashikon që pjesa e tregut të automjeteve elektrike me bateri të rritet nga 14-14.5 për qind këtë vit në rreth 20 për qind vitin e ardhshëm. /Telegrafi/