LAJMI I FUNDIT:

Barcelona i ka të sigurta 330 milionë euro – pas Raphinhas, tani radha për Lewandowski, Kounde dhe të tjerë

Barcelona i ka të sigurta 330 milionë euro – pas Raphinhas, tani radha për Lewandowski, Kounde dhe të tjerë

Konfirmimi i nënshkrimit të Raphinhas është vetëm një nga marrëveshjet e suksesshme që Barcelona planifikon të bëjë në afatin kalimtar veror të këtij viti.

Transferimi vjen pasi drejtuesit e klubit zbuluan së fundmi një marrëveshje për të aktivizuar një ndihmë të dytë financiare që do ta vendosë klubin në një pozicion të mirë për të sjellë lojtarët që i nevojiten.


Duke shitur 15 për qind të të drejtave televizive, Barcelona do të sigurojë afërsisht 330 milionë euro, ndërsa ndihma e mëparshme, për 10 për qind dhe e nënshkruar edhe me kompaninë Sixth Street, i solli klubit tashmë 207.5 milionë euro në fund të qershorit.

Injeksioni financiar është jetik. Së pari, siguron para për të sjellë lojtarë të mirë. Së dyti, arrin të lehtësojë presionin mbi buxhetin për pagat e futbollistëve.

Barcelona konfirmon marrëveshjen me Leeds United për Raphinhan
Lexo po ashtu Barcelona konfirmon marrëveshjen me Leeds United për Raphinhan

Menaxhimi i Joan Laporta dhe Eduardo Romeu ishte i rëndësishëm në arritjen e marrëveshjes, e cila tani e vendos klubin në një pozitë të mirë.

Jo të gjitha paratë do të përdoren për transferime. Barcelona është e vetëdijshme për borxhin që ka, ndaj një pjesë e 330 milionë eurove do të shkojë për uljen e kësaj shume, por kjo i lejon të dalin në treg dhe të sjellin lojtarë të mirë.

Sot ata përfunduan transferimin e Raphinhas pasi më parë kishin sjellë lojtarë të mirë si Franck Kessie dhe Andres Christensen.

Robert Lewandowski mund të jetë i radhës, por mund të ketë edhe nënshkrime të tjera si Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso.

Sjellja e Jules Kounde është gjithashtu një mundësi e madhe për Barcelonën.

Objektivi i fundit do të ishte Bernardo Silva, por transferimi i tij është shumë më i vështirë për t’u realizuar pasi Manchester City do të kërkojë shumë para për portugezin pasi klubi anglez e vlerëson lojtarin nga 90 deri në 100 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori