Deputeti i Parlamentit të Turqisë, Muhamed Balta thotë se Kosova duhet të punojë më shumë në aspektin e ruajtjes së mjedisit, pasi beson se vendi ka nevojë për më shumë gjelbërim.
Deputeti Balta, njëherësh kryetar i Komisionit Parlamentar për Mjedis thotë se Kosova duhet të marrë shembuj nga vendet e tjera në mënyrë që të marrë praktikat më të mira.
Sipas tij, nevojitet implementim i planeve mjedisore.
“Njerëzit duhet të vetëdijesohen për proceset të cilat shkaktojnë ndotjet e ajrit dhe mjedisit. Ne u informuam se janë bërë planet master për transportin. Natyrisht mirë që janë bërë këto plane, por nuk mjafton vetëm bërja e këtyre planeve. Është me rëndësi edhe implementimi. Implementimi duhet të bëhet nga vetë njerëzit por edhe nga qeverisjet lokale, pra komunat gjatë zbatimit të këtyre master planeve, procesin e jetësimit të zbatimit të këtyre master planeve, ndërtimi i rrugëve duhet të shoqërohet edhe me gjelbërimin përkatës pasi që gjelbërimet rreth rrugëve në një formë janë thithëse ose absorbues të këtyre gazrave emetuese. Është e nevojshme që të shihen edhe përvojat e mira në botë lidhur me këtë, dhe këto të praktikohen në Kosovë”, thotë ai, për KosovaPress.
Deputeti turk ka shtuar se Turqia vazhdon ta përkrah Kosovën në çështje të ndryshme politike duke përfshirë edhe problemet mjedisore dhe klimatike.
“Ne përvojat më të mira jemi të gatshëm t’i ndajmë me të gjitha palët e interesuara. Në këtë kontekst edhe me Kosovën, por problemet mjedisore dhe klimatike nuk janë që i përkasin vetëm një shteti ose populli, janë probleme universale dhe globale. Prandaj ne jemi të interesuar për zgjidhjen e problemeve universale”, shtoi ai.
Muajin e kaluar, në qershor, Kuvendi i Kosovës ka organizuar një konferencë parlamentare ndërkombëtare në të cilën është diskutuar për të ardhmen e transportit rrugor ku kanë marrë pjesë deputetë dhe kryetarë të komisioneve për mjedisin të vendeve të ndryshme ballkanike. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryeziu thotë se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen Bazike, liston disa prej tyre
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit
Vrasja e 19-vjeçarit në Tiranë, Apeli lë në burg katër të rinjtë, mes tyre tre të mitur
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri