LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich vendos ultimatum për fundin e sagës së transferimit të Lewandowskit

Bayern Munich vendos ultimatum për fundin e sagës së transferimit të Lewandowskit

Situata e Robert Lewandowski ka arritur në pikën që ylli polak donte ta shmangte, pasi sulmuesi i Bayern Munichut duhej të paraqitej në ambientet e klubit për t’iu bashkuar kampit stërvitor para-sezonal të Bavarezëve, pavarësisht faktit se ai ka përsëritur në shumë raste se synon të largohen nga kampionët e Bundesligës.

Lewandowski kaloi dje (e martë) kontrollet mjekësore me Bayernin dhe ai është planifikuar të fillojë stërvitjet sot (e mërkurën) me fillim nga ora 10:00.

Të gjithë e dinë se kjo nuk është ajo që ai dëshiron, por sulmuesi polak nuk është i gatshëm të rebelohet dhe të anashkalojë përgatitjet para-sezonale të ekipit të tij.


Ai ka besim se së shpejti do të arrihet një marrëveshje mes Barcelonës dhe Bayern Munichut.

Lewandowski e kupton se ai ka bërë gjithçka që mundi për t’u bashkuar me Blaugranët dhe tani është radha e Barcelonës të bëjë një lëvizje.

Bayern Munich dëshiron që ai të qëndrojë, por ata nuk do ta detyrojnë atë ta bëjë këtë dhe e kanë vendosur çmimin e tij në 50 milionë euro.

Synimi i Barcelonës është të shpenzojë më pak se kaq, por kampionët e Bundesligës nuk duken të gatshëm për të negociuar.

Sipas gazetës Marca, në çdo rast, Bayern Munich dëshiron të gjejë një zgjidhje para të shtunës, kur do të prezantohet skuadra.

Klubi nuk dëshiron fërkime mes Lewandowskit dhe tifozëve kur të fillojë sezoni dhe ata po kërkojnë të qartësojnë të ardhmen e tij këtë javë.

Negociatat pritet të intensifikohen në ditët në vijim, ndërkohë që edhe Xavi Hernandez kërkon që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt.

Nga këndvështrimi i tij si trajner, ai dëshiron që sulmuesi t’i bashkohet ekipit sa më shpejt të jetë e mundur dhe madje të jetë në gjendje t’i bashkohet turneut para-sezonal të Barcelonës në Amerikë.

Blaugranët nisen këtë fundjavë për në Miami teksa fillojnë aventurën e tyre jashtë shtetit dhe Xavi do të ishte i emocionuar të shihte Lewandowskin duke udhëtuar në të njëjtin aeroplan si pjesa tjetër e ekipit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Haaland u zemërua me Cucurellan shkaku i këngës së famshme, spanjolli zbuloi sfondin e tekstit të diskutueshëm

Haaland u zemërua me Cucurellan shkaku i këngës së famshme, spanjolli zbuloi sfondin e tekstit të diskutueshëm

Ndërkombëtare
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Ndërkombëtare
Kalo në kategori