LAJMI I FUNDIT:

Pas 27 vitesh, gazetari serb deshiron të “pastrojë” veten – pranon që në Srebrenicë është kryer gjenocid

Pas 27 vitesh, gazetari serb deshiron të “pastrojë” veten – pranon që në Srebrenicë është kryer gjenocid

Pavarësisht se gjatë luftës në Kosovë, dënonte sulmet e NATO-s për të ndalur masakrat që po i bënte ushtria e Sllobadan Millosheviqit, gazetari serb Millorad Komkrakov duke se pas 27 vitesh ka vendosur “të pastrojë” veten dhe të pranojë se në Srebrenicë është kryer gjenocid.

Millorad Komrakov, i njohur më së miri si redaktori i lajmeve qendrore të televizionit publik në Serbi RTS gjatë bombardimeve të Jugosllavisë në vitin 1999, ka nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë gjatë programit të mëngjesit në televizionin serb Tanjug.


“Sot më 11 korrik, është dita kur janë kryer krime, gjenocid në Srebrenicë, kur ndodhën krimet në Bratunc dhe ashtu me radhë… Mendoj se është radha të nderojmë këto viktima”, tha ish-redaktori i RTS-së në televizonin Tanjug, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se është koha t’ua rikujtojmë shikuesve se sot është një ditë pikëlluese. Sot më 11 korrik është dita kur janë kryer krime, gjenocid në Srebrenicë”, shtoi gazetari serb.

Madje kolegu i tij u ndërlidh me bisedën duke thënë se 11 korriku është dita kur shënohet gjenocidi që është kryer në Srebrenicë dhe se Parlamenti Evropian e miratoi një rezolutë për këtë në vitin 2009.

Kujtojmë që sot po shënohet 27-vjetori i gjenocidit që është kryer mbi boshnjakët në Srebrenicë, ku mijëra civilë u vranë në mënyrën më barbare nga forcat serbe të Sllobodan Millosheviqit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori