LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Kërkojmë kornizë negociuese e cila sjell evropianizim dhe jo bullgarizim

Milloshoski: Kërkojmë kornizë negociuese e cila sjell evropianizim dhe jo bullgarizim

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski thekson se Maqedonia nuk po i fillon negociatat me BE-në, por po e fillon golgotën me fqinjin e saj Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Alternativa, nëse korniza refuzohet në këtë moment, është të qëndrojmë të bashkuar, këtu kam parasysh opozitën, Qeverinë dhe Presidentin. Ne duam të kemi kornizë negociuese që e kanë pasur edhe Greqia, Serbia, Sllovenia dhe të gjitha vendet e tjera që kanë hyrë ose janë duke u anëtarësuar në BE. Ne kërkojmë një kornizë negociuese që sjell evropianizim dhe jo një kornizë që sjell bullgarizimin e vendit në 10 vitet e ardhshme”, tha Milloshoski për “Sitel”.


Ai shtoi se Kuvendi nuk ka kompetencë të marrë vendim, por përgjegjësia i takon Qeverisë.

“Përsa i përket aleatëve ndërkombëtarë të vendit, të cilët këto ditë japin mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi për Qeverinë, dua të theksoj se janë sipërfaqësorë dhe janë parë në disa raste kur vendi vendoste për çështje të rëndësishme. Këtu dua të theksoj se i vetmi evropian që e ka përshkruar realisht kornizën këto ditë është ambasadori Ervan Fuere. Ai theksoi se kjo kornizë negociuese është një kafaz, ndërsa çelësin e kësaj e ka një shtet evropian”, tha Milloshoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori