LAJMI I FUNDIT:

Wilfried Zaha i ofrohet Romës, Giallorosët nisin ofertë zyrtare për të

Wilfried Zaha i ofrohet Romës, Giallorosët nisin ofertë zyrtare për të

Wilfried Zaha është gati për tu larguar nga Crystal Palace, pas 11 sezoneve të kaluara te klubi londinez.

Sulmuesi nga Bregu i Fildisht ka debutuar me Crystal Palace në vitin 2010 ku luajti deri më 2013 dhe pas një aventure jo të mirë te Manchester United u rikthye në vitin 2014 për mos tu larguar më.


Por kur i ka mbetur vetëm edhe një vit deri në fund të kontratës së tij, Zaha po mendon largimin nga Crystal Palace për një aventurë të re e cila mund të jetë në Itali.

Agjentët e sulmuesit afrikan ia kanë ofruar atë Romës e cila tanimë ka bërë hapa para për transferimin e tij.

29-vjeçari ka kontratë me Crystal Palace deri në vitin 2023 dhe çmimi i tij nuk është aq i lartë siç ishte më parë.

Sipas mediave italiane Roma ka ofruar 15 milionë euro për sulmuesin plus kartonin e Felix Afena-Gyan dhe tanimë po presin një përgjigje nga klubi londinez.

Ka qenë vet trajneri portugez i Romës, Jose Mourinho që ka dhënë pëlqimin për transferimin e Zaha i cili shihet si zëvendësuesi adekuat i Nicolo Zaniolos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori