LAJMI I FUNDIT:

Kush mund ta zëvendësojë Boris Johnsonin – sondazhet e favorizojnë Sekretarin e Mbrojtjes, Ben Wallace

Kush mund ta zëvendësojë Boris Johnsonin – sondazhet e favorizojnë Sekretarin e Mbrojtjes, Ben Wallace

Pyetja në mendjen e shumicës së njerëzve është se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar – dhe lista e kandidatëve të mundshëm është e gjatë.

Disa sondazhe të reja nga YouGov, ku u anketuan më shumë se 700 anëtarë të Partisë Konservatore, Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace është favoriti kryesor – me 13 për qind të mbështetjes.

Ai ndiqet nga Penny Mordaunt (12 për qind), ministrja e shtetit për politikën tregtare, raporton bbc.


Megjithatë, bie në sy edhe fakti se 12 për qind e njerëzve votuan për “asnjë nga të mësipërmet” për të marrë drejtimin e qeverisë britanike.

“Është një garë shumë e ngushtë për vendin e parë dhe të dytë aktualisht”, thotë për BBC, Patrick English, drejtor i asociuar i ekipit të kërkimit politik dhe social të YouGov.

Kush mund të jetë Kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar?
Lexo po ashtu Kush mund të jetë Kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar?

Ai shton se kur studiuesit kryen balotazhe, për të parë se cilët deputetë do të dilnin në krye kur të mposhtnin pretendentët në dy vendet e para, Wallace doli në krye kundër të gjithë të tjerëve dhe me “diferenca të mëdha – deri në 20 për qind mbi Rishi Sunak , mbi Liz Truss dhe mbi Jeremy Hunt”.

Boris Johnson ka dhënë sot dorëheqje që do thotë se tani do të ketë zgjedhje lidershipi për të vendosur se kush do të bëhet udhëheqësi dhe kryeministri i ardhshëm konservator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori