Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se nuk e ka të qartë rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila u miratua më 6 korrik dhe ku kërkohet që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje bazuar në njohjen reciproke.
Brnabiq deklaroi se ajo “mund të supozojë vetëm se Parlamenti Evropian do të urdhërojë Komisionin Evropian që të ndryshojë atë pozicion negociues”.
“Komisioni Evropian në dokumentin e tij zyrtar, për qëndrimin negociues të kapitullit 35, që në rastin tonë ka të bëjë me Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, nuk e përmend askund njohjen, por thotë normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Prishtinën”, deklaroi Brnabiq në përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve në Kragujevc.
Brnabiq deklaroi se ajo “mund vetëm të marrë me mend se Parlamenti Evropian do të udhëzojë Komisionin Evropian të ndryshojë këtë pozicion negociues”.
“Dhe pastaj nuk e kam të qartë se si do ta ndryshojë pozicionin negociues në mes të procesit të bisedimeve, sepse këto nuk janë ndryshime të vogla në rregulla. Do të ketë ndryshime të mëdha”, tha Brnabiq, transmeton REL.
Ajo shtoi se për sa i përket asaj, “topi tashmë është në fushën e Brukselit”.
“Dhe prandaj, tani po kërkoj nga BE-ja të na tregojë nëse rregullat e lojës po ndryshojnë tani apo nëse ne kemi ende këtë pozicion negociues që kemi pasur në dialog dhe që kemi”, tha Brnabiq.
Në lidhje me kërkesën mbi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Brnabiq tha se Serbia nuk ka një qëndrim fillestar, një kornizë negociuese që ka të bëjë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, të miratuar nga Komisioni Evropian dhe vendet anëtare.
Më 6 korrik, parlamenti Evropian miratoi rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohje të ndërsjellë”.
Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.
Megjithatë, rezolutat e miratuara nuk janë dokumente obliguese për shtetet e BE-së.
Në seancën e PE-së u miratuan raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Në tri raportet u bë thirrje për mbështetje të perspektivës evropiane të këtyre vendeve. Po ashtu, në rezolutën e PE-së u bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit