LAJMI I FUNDIT:

20-vjeçari që ishte në autoambulancën e cila u aksidentua në Gjakovë, në gjendje kritike për jetën

20-vjeçari që ishte në autoambulancën e cila u aksidentua në Gjakovë, në gjendje kritike për jetën
Foto: Arkiv

20-vjeçari i cili ishte brenda autoambulancës e cila u aksidentua ditë më parë në Gjakovë, është në gjendje kritike për jetë.

I njëjti është duke i trajtuar në Njësinë e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin shefi i Intensives, Shaqir Uka, i cili tha se pacienti ka lëndime të rënda në pjesën e kokës dhe gjoksit.

Safi i QKMF-së në Gjakovë ndezin qirinj, nderojnë kolegët që humbën jetë në aksidentin me autoambulancë 
Lexo po ashtu Safi i QKMF-së në Gjakovë ndezin qirinj, nderojnë kolegët që humbën jetë në aksidentin me autoambulancë 

“Pacienti i moshës rreth 20-vjeçare është në gjendje kritike për jetë. Lëndime të rënda ka kryesisht në pjesën e kokës dhe gjoksit”, deklaroi Uka.

Në aksidentin që ndodhi të enjten e 30 qershorit në Gjakovë u përfshinë një veturë civile dhe një autoambulancë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i autoambulancës së QMF-së në Gjakovë, Skofiar Gjini dhe më pas edhe mjeku Mentor Salihi.

Ata ishin duke u kthyer me autoambulancë pas dhënies së ndihmës në një aksident tjetër. /Telegrafi/