Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 50 persona kanë vdekur në aksidente trafiku brenda gjashtë muajve të këtij viti.
Ndërsa, në gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar, përmes një përgjigje dërguar Telegrafit, policia tregon se kishin ndodhur 47 aksidente fatale prej të cilave kishin vdekur 56 persona.
Në periudhën janar-qershor 2022 Policia bën të ditur se kanë ndodhur 3 mijë e 518 aksidente me lëndime, duke shkaktuar lëndimin e 6 mijë e 570 qytetarëve. Ndërsa, vitin e kaluar kishin ndodhur 3 mijë e 403 aksidente me lëndime, prej të cilave ishin lënduar 6 mijë e 578 qytetarë.
Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti Policia e Kosovës ka shqiptuar 321 mijë e 594 tiketa, derisa për të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar kishte shqiptuar 218 mijë e 832 tiketa, apo 102 mijë e 762 më pak se këtë vit.
Policia e Kosovës përmes përgjigjes dërguar Telegrafit ka treguar se sipas planifikimeve operacionale, kanë paraparë aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.
Ndryshe, përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.
“Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, kanë thënë nga policia në përgjigjen dërguar Telegrafit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend