LAJMI I FUNDIT:

ShBA-të e Gjermania shtetet më të besueshme për tri vendet e Ballkanit, Kosova renditet e pesta në Serbi

ShBA-të e Gjermania shtetet më të besueshme për tri vendet e Ballkanit, Kosova renditet e pesta në Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë dy shtetet në të cilat qytetarët e Kosovës kanë më së shumti besim.

Kështu bëhet e ditur sipas rezultateve të publikuara nga sondazhi për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI).

1520 respodentë nga Kosova që janë anketuar në këtë sondazh, kanë deklaruar se SHBA-të janë shteti të cilit i besojnë më së shumti me 81%, pas saj renditet Gjermania me 76%.


Në vendin e tretë është Shqipëria me 67%, pasuar nga Turqia me 46% dhe Kroacia me 27%.

Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor/ Burimi: IRI

Ndryshe nga Kosova që besimin e ka në SHBA-të dhe Gjermaninë, fqiu verior Serbia besimin më të madh e ka në Rusinë, ku 58% e qytetarëve kanë deklaruar se kanë besim të plotë te ky shtet, shkruan Telegrafi.

Pas Rusisë, e dyta renditet Kina me 48%, pasuar nga Maqedonia e Veriut e Bosnja dhe Hercegovina me nga 19%. Shteti i pestë në të cilin serbët kanë besim është Kosova me 17%.

Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor/ Burimi: IRI

Qytetarët serb për dallim nga ata kosovarë kanë shprehur besim më të vogël në SHBA-të dhe Gjermaninë.

Në Mal të Zi, qytetarët besim kanë më shumë në Gjermani me 31%, pastaj në Serbi me 27%, në SHBA-të me 26% dhe në Turqi me 23% e Kinë me 21%.

Top pesë liderët botërorë më të favorizuar nga kosovarët sipas sondazhit të IRI-së
Lexo po ashtu Top pesë liderët botërorë më të favorizuar nga kosovarët sipas sondazhit të IRI-së

Malazezët besim në Kosovën dhe Shqipërinë e kanë pothuajse të ngjashëm me 10%.

Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor/ Burimi: IRI

Edhe Maqedonia e Veriut, sikurse Kosova e Mali i Zi, besimin më të madh e ka në shtetin e Gjermanisë me 47%.

Pas Gjermanisë, për Maqedoninë e Veriut si shteti më i besueshëm renditet Turqia me 44%, Serbia me 34%, dhe SHBA-të e Kroacia me 28%.

Kosova dhe Shqipëria kanë të njëjtën përqindje të besueshmërisë për qytetarët maqedonas me 19%.

Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor/ Burimi: IRI

Sondazhi është realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori e deri me 20 shkurt.

Të dhënat janë mbledhur me metodën e intervistimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre.

Poashtu në sondazh janë përfshirë të gjitha zonat (urbane/rurale) dhe të gjitha grupet etnike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori