LAJMI I FUNDIT:

Chelsea shqetësohet nga Bayerni për De Ligt, përqendrim i plotë te Ake

Chelsea shqetësohet nga Bayerni për De Ligt, përqendrim i plotë te Ake

Nevoja e Chelseat për Nathan Aken të Manchester Cityt është bërë më e fortë mes frikës se mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, mund të zgjedhë Bayern Munichun para një lëvizje në Londër.

Klubi londinez është i gatshëm të ofrojë një tarifë më të lartë se gjermanët prej rreth 73 milionë euro.


Blutë e kishin identifikuar De Ligtin si një nga objektivat e tyre kryesore të transferimit dhe ofruan Timo Wernerin si pjesë të marrëveshjes, por nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje me Juventusin.

Zgjerohet lista e Chelseat: Tani blutë i duan tre lojtarë të Man Cityt
Lexo po ashtu Zgjerohet lista e Chelseat: Tani blutë i duan tre lojtarë të Man Cityt

Bayern tani ka kaluar Chelsean në betejën për holandezin, me trajnerin e klubit gjerman Julian Nagelsmann dhe drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic që kanë folur me lojtarin.

Juventusi është i gatshëm të pranojë një tarifë prej 75 milionë euro për De Ligt dhe, megjithëse Bayern nuk është aktualisht i përgatitur për të përmbushur këtë vlerësim, ata shpresojnë se një marrëveshje përfundimisht do të jetë në gjendje të arrihet.

Me një marrëveshje për De Ligt që rezulton problematike, Chelsea tani do të përqendrojë vëmendjen e tyre në përpjekjen për të ri-nënshkruar Aken. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori