LAJMI I FUNDIT:

Modric i del në mbrojtje Mbappes: Nuk do ta kryqëzojmë pas refuzimit të Real Madridit

Modric i del në mbrojtje Mbappes: Nuk do ta kryqëzojmë pas refuzimit të Real Madridit

Luka Modric ka thënë se nuk ka nevojë të “kryqëzohet” Kylian Mbappe për vendimin e tij për të refuzuar Real Madridin dhe për të qëndruar në Paris Saint-Germain.

Mbappe dukej i destinuar të largohej nga PSG në një transferim të lirë dhe t’i bashkohej kampionëve evropianë dhe spanjollë, por ai nënshkroi një kontratë të re me skuadrën franceze që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2025.


Lajmi zemëroi shumë në Spanjë, pasi presidenti i Ligës, Javier Tebas, denoncoi zgjatjen e kontratës së Mbappe si “një fyerje për futbollin” dhe paraqiti një ankesë në UEFA për PSG-në.

La Liga paraqet ankesë për PSG-në dhe Manchester Cityn
Lexo po ashtu La Liga paraqet ankesë për PSG-në dhe Manchester Cityn

Megjithatë, Modric mbeti diplomatik në lidhje me vendimin e 23-vjeçarit për të refuzuar Real Madridin dhe thotë se klubi mund të lulëzojë edhe pa të.

“Mbappe vendosi ashtu siç vendosi, kjo është e drejta e tij dhe tani ai jeton me atë vendim”, ka thënë fillimisht Modric për Sportske.

“Të gjithë menduam se do të vinte tek ne, nuk ndodhi dhe – tani çfarë? Epo, ne nuk do ta kryqëzojmë djaloshin”.

“Djalë i gjorë, tashmë do të jetë penduar”, Florentino Perez flet përsëri për Mbappen
Lexo po ashtu “Djalë i gjorë, tashmë do të jetë penduar”, Florentino Perez flet përsëri për Mbappen

“Mbappe është një lojtar i madh, por siç e përsëris gjithmonë, në çdo kontekst, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se klubi. Reali është më i madhi, mbi çdo lojtar dhe kështu do të jetë gjithmonë”.

“Kush e di se çfarë mund të ndodhë nesër, e lëre më pas tre apo katër viteve në futboll? Vetëm koha do ta tregojë”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori