LAJMI I FUNDIT:

La Liga paraqet ankesë për PSG-në dhe Manchester Cityn

La Liga paraqet ankesë për PSG-në dhe Manchester Cityn

La Liga tashmë ka paraqitur një ankesë kundër PSG -së dhe Manchester Cityt para UEFA-s për shkelje të Fair Play-it financiar.

Liga spanjolle tha se do të ndërmarrë veprime ligjore shtesë kundër PSG-së në Bashkimin Evropian, Francë dhe Zvicër.


Ankesa nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ndaj PSG-së është depozituar këtë javë, ndërsa ajo e Man Cityt ka ndodhur në prill.

Kjo do të thotë, përpara se të shpallej nënshkrimi i Erling Haaland. Tebas ka vënë në dukje javët e fundit pamundësinë e rinovimit të Mbappe nga PSG me humbjet që ka pësuar sezonet e fundit.

Liga spanjolle argumenton se nuk do të ishte financiarisht e qëndrueshme për PSG-në të arrinte një marrëveshje me Mbappen duke marrë parasysh humbjet e fundit të klubit francez duke mbajtur një skuadër të shtrenjtë që përfshin yjet e tjerë si Lionel Messi e Neymar. Ankesa kundër Manchester Cityt u depozitua në prill dhe liga spanjolle paralajmëroi se mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër klubeve pasi mblidhen të dhëna të reja.

La Liga shkruan në deklaratën e saj se nuk përjashton zgjerimin e këtyre ankesave me kontribute të të dhënave të reja.

Çfarë pasojash do të kenë këto ankesa? Në varësi të ashpërsisë, ato mund të çojnë në sanksione sportive ose ekonomike, ose të dyja për klubet./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori