Yan Diomande është bërë tani një nga talentët më të kërkuar në Evropë, me Real Madridin që ka hyrë në garë për sulmuesin e krahut të RB Leipzig.

Oferta e Los Blancos prej 100 milionë eurosh (90 milionë euro + 10 milionë euro bonuse) është refuzuar nga klubi i Bundesligës, i cili po kërkon 130 milionë euro.


Pavarësisht interesit të PSG-së, gara e transferimeve mund të anojë në favor të Real Madridit nëse ata vazhdojnë të shtyjnë përpara ndjekjen e tij.

Zërat e fundit gjithashtu theksojnë se Los Blancos dhe klubi gjerman veçse kanë arritur marrëveshje, por detajet e fundit ende nuk kanë përfunduar.

Megjithatë, edhe rivalët e përbetuar të Real Madridit, Barcelona, kishin shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit të talentit të Bregut të Fildishtë në fillim të kësaj vere për të forcuar krahët e tyre.

Sipas gazetës Sport, drejtori sportiv i Barçës, Deco, thuhet se u takua me përfaqësuesit e 19-vjeçarit në maj, por nuk vazhdoi me marrëveshjen pasi mësoi për çmimin e shtrenjtë që mund të përfshinte transferimi.

Përfundimisht, Barcelona zgjodhi të siguronte nënshkrimin e Anthony Gordon nga Neëcastle United në një marrëveshje prej 80 milionë eurosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app