LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes flet për situatën e Ronaldos te Man Utd

Bruno Fernandes flet për situatën e Ronaldos te Man Utd

Bruno Fernandes është i fundit që ka folur për situaten e Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi, duke thënë se nuk pret që bashkëkombësi i tij të largohet nga Old Trafford.

Emri i Ronaldos ka qenë shumë i përfolur javëve të fundit, pasi emri i tij është lidhur me një largim këtë verë, pas ardhjes së trajnerit të ri Erik ten Hag.


Veterani portugez është lidhur me klube të ndryshme si Bayern Munich, Juventus, Roma, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Cristiano Ronaldo po kërkon një rrugëdalje nga Manchester United
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo po kërkon një rrugëdalje nga Manchester United

Megjithatë, largimi i tij nuk pritet të ndodh, së paku jo pas fjalëve të fundit të bashkëlojtarit të tij, Bruno Fernandes.

Bruno ka theksuar se ai pret që Ronaldo t’i bashkohet së shpejti në përgatitjet para-sezonale dhe Unitedi nuk është i interesuar të humbi një lojtar si ai.

Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski
Lexo po ashtu Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski

“Situata e Cristiano Ronaldos? Kam folur me të javë më parë, kështu që pres të takoj Cristianon në ditën e katërt të stërvitjeve parasezonale – dhe nuk ka asgjë tjetër”, ka thënë fillimisht Bruno për Record.

“Unë nuk mendoj se Manchester Unitedi është i hapur për të humbur një lojtar kaq të madh sa Cristiano”, përfundoi mesfushori kreativ portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori