LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo po kërkon një rrugëdalje nga Manchester United

Cristiano Ronaldo po kërkon një rrugëdalje nga Manchester United

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo thuhet se është i interesuar për t’u larguar nga Manchester Unitedi këtë verë, pasi dëshiron të luajë ende në Ligën e Kampionëve.

Gazeta italiane La Republicca sapo ka publikuar një raport shpërthyes për të ardhmen e mundshme të Ronaldos.


Sipas tyre, Manchester Unitedi mund të mos jetë më në të ardhmen e yllit portugez për një arsye specifike.

Me ardhjen e Erik ten Hag, Djajtë e Kuq janë gati të bëjnë ndryshime masive në stilin e lojës së ekipit që nuk përshtatet me pozicionin e Ronaldos në fushë.

Sipas këtij raporti, Ten Hag po kërkon të modifikojë strukturën në mënyrë që t’i përshtatet stilit klasik të lojës holandeze që përdori te Ajaxi.

Cristiano nuk është dakord me këtë dhe sipas La Republicca, ai do të ishte i gatshëm të largohej nga Old Trafford.

Shanset më të mëdha janë për një rikthim të mundshëm në Sporting Lisbona, ku filloi karriera e Ronaldos. Por, asgjë nuk është vendosur ende në gur.

Arsyet e tjera që Ronaldo mund të largohet nga Unitedi

Për Ronaldon, aftësia për të vazhduar të luajë në Ligën e Kampionëve është absolutisht thelbësore.

Unitedi e përfundoi sezonin 2021/22 në Ligën Premier me 58 pikë dhe në vendin e gjashtë, gjë që i lë jashtë garës elitare evropiane për sezonin e ardhshëm.

Roma ëndërron transferimin e Ronaldos në rast largimi nga Old Trafford
Lexo po ashtu Roma ëndërron transferimin e Ronaldos në rast largimi nga Old Trafford

Me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij, Cristiano padyshim mund ta përdorë këtë si arsyen kryesore për t’u larguar nga klubi këtë verë.

Pavarësisht se është 37 vjeç, Ronaldo ende duket se dëshiron të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë për të paktën edhe një sezon.

Ai dëshiron të mbetet konkurrues në mënyrë që të luajë atë që ka të ngjarë të jetë Botërori i tij i fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori