LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e administratës së Bidenit dyshojnë se Ukraina mund ta rikthejë territorin e humbur

Zyrtarët e administratës së Bidenit dyshojnë se Ukraina mund ta rikthejë territorin e humbur

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë raportohet se janë duke humbur besimin, se Ukraina do të mund ndonjëherë të rikthejë territoret e humbura nga Rusia.

Siç raporton CNN, këshilltarët e presidentit amerikan Joe Biden kanë filluar të debatojnë në rrethin e brendshëm, se si presidenti ukrainas duhet ta cilësojë “fitoren”, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët amerikanë i thanë CNN se pavarësisht vlerësimit pesimist, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i bëjnë presion Ukrainës që të bëjë ndonjë lëshim zyrtar sa i përket territorit dhe t’i jap diçka Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti ukrainas publikon pamjet kur raketa ruse godet qendrën tregtare në Kremenchuk
Lexo po ashtu Presidenti ukrainas publikon pamjet kur raketa ruse godet qendrën tregtare në Kremenchuk

Megjithatë ekziston shpresa që Ukraina do të mund ta rikthejë shumicën e territorit të okupuar, në një kundërsulm të realizuar gjatë këtij viti.

E për të parandaluar marrjen nën kontroll të pjesëve tjera të Ukrainës, presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelensky vazhdimisht i ka bërë thirrje fuqive perëndimore që t’ju dërgojnë më shumë armë që ta mbrojnë vendin nga agresioni rus.

Madje edhe zyrtarisht kanë kërkuar të paktën 48 sisteme të ndryshme raketore, por Shtetet e Bashkuara deri më tani u kanë premtuar vetëm tetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori