LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e sulmit rus me raketa H-22 mbi qendrën tregtare në Ukrainë, brenda të cilës gjendeshin mbi 1.000 civilë

Publikohen pamjet e sulmit rus me raketa H-22 mbi qendrën tregtare në Ukrainë, brenda të cilës gjendeshin mbi 1.000 civilë

Sulmi me raketa H-22 të kryer nga ushtria ruse mbi qendrën tregtare në qytetin ukrainas Kremenchuk në rajonin Poltav, akoma mbetet një prej temave më të diskutuara që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Në momentin kur kishte ndodhur sulmi mbi qendrën tregtare, brenda saj gjendeshin mbi 1.000 civilë, dhe si pasojë humbën jetën afro 20 dhe mbi 40 tjerë u lënduan, transmeton Telegrafi.

Këtë sulm e dënuan nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e deri te liderët  evropianë dhe ata amerikanë, që e cilësuan si akt qyqar.


“Një e shtënë në zonën e organit gjenital, 100% e garantuar”: Luftëtari i forcave speciale elitare 'Shaman' të Ukrainës zbulon taktikat që përdorin për të neutralizuar rusët
Lexo po ashtu “Një e shtënë në zonën e organit gjenital, 100% e garantuar”: Luftëtari i forcave speciale elitare 'Shaman' të Ukrainës zbulon taktikat që përdorin për të neutralizuar rusët

E pavarësisht se Vladimir Putini pretendon se kanë për objektiv infrastrukturën ushtarake të Ukrainës, sulmi mbi qendrën tregtare e dëshmon krejt të kundërtën.

Madje kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur raketa gjigante ruse e godet qendrën tregtare, e më pas ndodh një shpërthim shumë i fuqishëm.

Vizitorë të shumtë të parkut që është pranë qendrës tregtare, shihen duke vrapuar nga frika se mund ta pësojnë me jetë, madje disa vendosin të kërcejnë në ujë apo të fshihen nën pemë, pasi gjësendet e ndryshme fluturonin në të gjitha anët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Kalo në kategori