LAJMI I FUNDIT:

Veprimi sensacional i 14-vjeçarit që dorëzoi në ankand fanellën e dhuruar nga Ronaldo për ta ndihmuar ushtrinë ukrainase

Veprimi sensacional i 14-vjeçarit që dorëzoi në ankand fanellën e dhuruar nga Ronaldo për ta ndihmuar ushtrinë ukrainase

Cristiano Ronaldo përshëndeti pjesëmarrësit në ankandin e bamirësisë, në të cilin një bluzë e nënshkruar prej tij u shit për 70.000 UAH për të ndihmuar Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Kemi një lajm të pabesueshëm! Historia me fanellën arriti deri te Cristiano Ronaldo dhe sot morëm reagimin nga futbollisti legjendar portugez”, thuhej filimisht në mesazhin e 14-vjeçarit, që la më poshtë porosinë e CR7.

“Shpresoj që fanella ime e ndeshjes me Ukrainën në vitin 2019 t’i ndihmojë të rinjtë që të kenë një të ardhme më të mirë. Dua të përgëzoj Federatën e Futbollit të Ukrainës për këtë veprim. Duke u lutur për paqe”, ka shkruar portugezi.


Afati i transferimeve sa shkon e ndizet më shumë: Kalimi i Neymarit te Unitedi, i hap rrugë Ronaldos për t'i bashkuar Romës
Lexo po ashtu Afati i transferimeve sa shkon e ndizet më shumë: Kalimi i Neymarit te Unitedi, i hap rrugë Ronaldos për t'i bashkuar Romës

Mesazhi i pesë herë fituesit të Topit të Artë u publikua në Facebook nga “Save Ukraine Now”. Siç u përmend, bluza e nënshkruar nga Ronaldo u shit për 70.000 UAH në një ankand bamirësie. Fondet do të përdoren për blerjen e ilaçeve për ushtrinë ukrainase.

Siç është raportuar, ankandi i bamirësisë për mbledhjen e fondeve për Forcat e Armatosura të Ukrainës zgjati ‘online’ nga data 22 deri më 26 qershor. Fanella e CR7, me numrin 7, e Portugalisë, ishte një souvenir i çmuar, që i përkiste një djali 14-vjeçar nga Ivano-Frankivsk.

Qendra “Save Ukraine Now” u krijua për të përmbushur nevojat e batalioneve ushtarake të rajonit Ivano-Frankivsk në vijën e frontit të luftës kundër pushtimit rus. /Telegrafi/