Largimi i Neymarit nga PSG për në Manchester United mund të jetë çelësi që Roma të realizojë ëndrrën e tyre, të transferojë Cristiano Ronaldos.

Raportimet vazhdojnë të vërshojnë nga La Gazzetta dello Sport, Sky Sport Italia dhe më shumë se portugezi është i irrituar me mungesën e ambicies në Old Trafford dhe i pa impresionuar nga trajneri i ri Erik ten Hag, kështu që agjenti Jorge Mendes e ka propozuar atë te Giallorossët.

Ai do të fillonte të punonte me Jose Mourinhon dhe do të kthehej në Serie A vetëm një vit pas largimit nga Juventus.

Jorge Mendes ia ofron Romës transferimin e Cristiano Ronaldos Jorge Mendes ia ofron Romës transferimin e Cristiano Ronaldos

Manchester United është i vendosur të mbajë yllin e tyre, veçanërisht pasi humbi objektivin e sulmit Darëin Nunez ndaj rivalëve, Liverpoolit.

Reklama

Megjithatë, RMC Sport në Francë tregon për një efekt të mundshëm domino të shkaktuar nga Neymar dhe marrëdhëniet e tij gjithnjë e më të dobëta me Paris Saint-Germain.

Reklama

Braziliani u veçua nga pronarët e klubit dhe tifozët si dembel dhe i painteresuar këtë sezon, kështu që ai është në treg, por shumë pak klube mund të përballonin pagën e tij.

Asnjë transferim deri më tani – por Chelsea po e ‘shtron tepihun’ për Neymarin Asnjë transferim deri më tani – por Chelsea po e ‘shtron tepihun’ për Neymarin

Ndër opsionet e përmendura nga RMC Sport janë Manchester United dhe Chelsea.

Nëse Djajtë e Kuq do të merrnin Neymar , kjo do t’i qetësonte tifozët mjaftueshëm për ta lënë Ronaldon të largohej për te Roma. /Telegrafi/