Dera është e hapur që Cristiano Ronaldo të bëjë rikthimin emocional aty ku edhe e filloi ‘dinastinë’ e tij
Cristiano Ronaldo u rikthye në shtëpinë e tij të dytë, duke iu bashkuar Manchester United nga Juventusi në verën e vitit 2021, por një derë po lihet e hapur që ai të kthehet në rrënjët e tij në Sporting.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë hodhi hapat e tij të parë tentativë në rrugën drejt madhështisë kur shpërtheu në skenën e lartë në Lisbonë, me potencialin e tij të padyshimtë të vërejtur nga Sir Alex Ferguson në vitin 2003.
Pasi kaloi pjesën më të mirë të 20 viteve duke çimentuar një trashëgimi si një nga talentet më të mirë që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë, spekulimet po rriten edhe një herë në lidhje me një rikthim të mundshëm, atje ku filloi gjithçka.
Ronaldo do të kthehet në Sporting?
Janë bërë pyetje se sa kohë do të qëndrojë Ronaldo në Old Trafford, me United që do të durojë një sezon testues 2021-22, por ai ka ende 12 muaj për të përfunduar kontratën e tij.
Kjo po e bën të vështirë për Sportingun që të konsiderojë të bëjë një marrëveshje në këtë fazë, por drejtori i klubit Hugo Viana i tha Sky Sports kur u pyet për interesimin për ikonën 37-vjeçare: “Unë mendoj se tani nuk është e mundur, por asnjëherë nuk i dihet”.
“Mendoj se ai mund të vendosë se ku mund të shkojë, por ne kurrë nuk e dimë të ardhmen. Nuk dua të flas shumë për këtë, sepse mendoj se kur flasim për Cristiano është krejt ndryshe”.
“Unë mendoj se ai ka një vit më shumë kontratë, kështu që çfarëdo që të vendosë, le të shohim”, ka shtuar më tej ai.
A mundet Ronaldo ende të luajë për Man Utd?
Tani për tani, mes spekulimeve që e lidhin atë me Bayern Munich dhe Chelsean, Ronaldo mbetet i lidhur me Unitedin dhe asnjë skuadër tjetër, vetëm për momentin.
Një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave e gjeti portën në 24 raste për Djajtë e Kuq sezonin e kaluar, me standardet e tij që u ruajtën ndërsa shumë nga ata përreth tij luftuan për një formë të mirë.
Viana beson se Ronaldo ka ende shumë të jap, me një rol që ai të luajë në një epokë të re për United nën drejtimin e trajnerit të ardhshëm Erik ten Hag.
“Është koha që Man United të stabilizohet, të krijojë një shpirt të mirë brenda klubit”, shtoi një njeri që kaloi kohë me Newcastle në ditët e tij të lojës”.
“Unë mendoj se nuk është – nuk e di me siguri – por ajo që mund të shoh nga jashtë nuk është ajo që ndodh tani. Por, unë mendoj se ka gjithmonë kohë për të rindërtuar gjithçka”.
“Me lojtarë si Cristiano sigurisht, ka një lojtar që shënon me siguri 20, 25 gola në sezon dhe është me të vërtetë e rëndësishme të kesh atë lloj lojtari në ekipin tënd”, vazhdoi tutje ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale” – Xhaka flet pas fitores së madhe
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Vlerësimi për Berat Gjimshitin dhe të tjerët, Marsille 1-1 Atalanta
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit