LAJMI I FUNDIT:

Amerikani rrahu burrin që akuzohet për vrasjen e djalit të tij – videoja në sallën e gjyqit e tregon atë duke e goditur me grushte pamëshirshëm

Amerikani rrahu burrin që akuzohet për vrasjen e djalit të tij – videoja në sallën e gjyqit e tregon atë duke e goditur me grushte pamëshirshëm

Një burrë në SHBA sulmoi njeriun që akuzohet për vrasjen e djalit të tij gjatë një seance gjyqësor në Ohio këtë javë.

Videoja tregon Antonio Hughes i cili u ngrit nga ulësja mbrapa në sallën e gjyqit të Hamilton County deri te tavolina e mbrojtjes ku ishte ulur i dyshuari për vrasje Desean Brown, 22 vjeç, transmeton Telegrafi.

Brown akuzohet se vrau me thikë Nyteisha Lattimore, 29-vjeçare, në dhjetor të vitit 2020 përpara se të hidhte djalin e saj Nylo, tre vjeç, në lumin Ohio dhe ta linte të mbytej. Ai mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor.


Hetuesit thanë se Brown e kishte planifikuar vrasjen e saj për muaj të tërë. Pasi e vrau, ai dyshohet se priti disa ditë përpara se ta fuste në një çantë trupi dhe mori një Uber për të shkuar në lumin Ohio. Ai i tha shoferit se çanta kishte vetëm rroba.

Trupi i Lattimore u gjet pranë Urës Purple People më 12 dhjetor 2020. Detektivët thanë se gjaku i Nylo-s u gjet në një batanije me filma të animuar me trupin e nënës së tij dhe një karrocë fëmijësh u gjet aty pranë.

Detektivët e policisë së Cincinnati i thanë një gjykatësi në fillim të këtij muaji se Brown vrau Lattimore pasi ajo pësoi një abort të një foshnjeje që ai mendonte se ishte i tij.

Trupi i Nylos nuk është gjetur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Amerika
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Azia
Kalo në kategori